Monday, April 3, 2017

Archaeological Underwater World of Lake Ohrid Region, Albanian Side



The Lake Ohrid region has a very rich underwater archaeology, which has not been fully explored. The negative aspect of this lack of exploring is that people living beside the lake and the Albanians in general are not aware of the amazing heritage the region possesses. On the bright sight, this has contributed for the underwater world to remaining untouched, not ruined or robbed.

Scientifically and archaeologically Lake Ohrid is part of a geographic region that includes Lake Maliq (today the fields of Maliq) and the Large and Small Prespa lakes. This region has great underwater potential that is being explored by the Institute of Archaeology, particularly in the last decade.
 Adrian Anastasi is the head of the Underwater Archaeology Sector in Albania’s Institute of Archaeology and has directed all the underwater scientific projects in the region, during the last years. He created his team of young passionate specialists, trained and certified internationally. Together they are exploring, digging and studying the precious archaeological objects in the lakes and seas of Albania, in the framework of the project The archaeological map of Albanian shores, approved by the Institute and the National Council of Archaeology in the Ministry of Culture.
Starting from the period 2005–2007, Mr Anastasi and his team started the first exploration of the waters of Lake Ohrid on the Albanian side. The first topographical and geo-archaeological explorations began in the area from Pogradec to Hudenisht, and from Buqeze to Lin close to the border with Macedonia. What they found was amazing. Anastasi stated that there are “Five potentially rich underwater areas—recorded as Lin1, 2 and 3, and Hudenisht 1 and 2”. The team studied the findings and classified them as a prehistoric cultural heritage of great importance, not only for Albania but for the Balkans and beyond.
 
Sites Lin 1 and 3 date to the Neolithic era and Hudenisht 1 and 2 to the Bronze and early Iron ages, while Lin 2 is classified as heritage from the modern period, though nevertheless of special importance because a wooden mooring stands still in good condition, the remains of a small port, set in a stone basement. This may have served as a place to anchor small ships and characteristic wooden boats, dating back some three centuries.
Another important goal of the scientific work was the identification and mapping of the coordinates of this rich heritage area in order to protect it from the plans of local urban development and prevent damage and theft of archaeological objects. All the findings from the Lake Ohrid underwater area are reported to the Institute of Monuments in Tirana, the National Council of Archaeology, Regional Directorate of Korca under the Ministry of Culture and the Directorate of Border Police, Pogradec. Anastasi says that every exploration has been done with special attention paid to the UNESCO standards of the Paris Convention, November 2001. 
For the moment the team has drafted a map of the sites and compiled a range of documents, including graphics, videos and photographs. They have also extracted some small objects from the sites for further study, placing them for the moment in the Archaeological Museum at Durres. The findings were presented at the conference Days of Albanology, held at the National History Museum, Tirana, in December 2015 and published in the yearly bulletin 2015–2016 of the Institute of Archaeology. There are some findings also from explorations undertaken in the Prespa lakes, which are integrated with those from Lake Ohrid in order to gain a broader view of the relationships that existed among the old settlements, including also with other areas such as Maliq, Dunavec and Sovjan, Korca.
The main obstacle to further exploration and studies is financial support from the respective ministries, local governments and interested organisations, which can help greatly for this heritage to be explored and become known to the public of the region and the wider world.
Anastasi concluded that there is great potential to turn the region into a cultural tourism area, especially the protected site of Lin 3, where some additional ideas include: underwater digging and exploration, and opening of a National Museum. Also a diving centre could be opened, dedicated to people who love to explore underwater cultural heritage.

**
Bota nënujore e rajonit të liqenit të Ohrit, pjesa shqiptare

Liqeni i Ohrit është shumë i pasur me arkeologjinë nënujore, e cila nuk është eksploruar plotësisht. Aspekti negativ i kësaj mungese eksplorimi është se njerëzit që jetojnë pranë liqenit dhe shqiptarët në përgjithësi nuk janë në dijeni të trashëgimisë së jashtëzakonshme që rajoni ka. Ana e mirë e kësaj mosnjohje është se bota nënujore fatmirësisht ka mbetur e paprekur, nuk është shkatërruar dhe vjedhur.
Liqeni i Ohrit në këndvështrimin shkencor dhe në një klasifikim arkeologjik është pjesë e rajonit gjeografik ku përfshihet, ish Liqeni i Maliqit, (sot fusha e Maliqit) dhe Liqenet e Prespës së Madhe dhe asaj të Vogël. Ai ka një potencial të madh arkeologjik nënujor, i cili po zbulohet dhe studiohet nga Instituti i Arkeologjisë, sidomos në dhjetëvjeçarin e fundit. Ardian Anastasi është drejtuesi i arkeologjisë nënujore në Institutin e vetëm të Arkeologjisë në Shqipëri dhe gjatë gjithë këtyre viteve, me pasion ka drejtuar të gjitha projektet kërkimore shkencore të zhvilluara në këtë liqen.
Ai ka krijuar dhe drejton që prej një dekade, ekipin e tij të kërkimeve arkeologjike nënujore, të trajnuar dhe të çertifikuar ndërkombëtarisht, të cilët zbulojnë, gërmojnë dhe studiojnë pasuritë e vyera arkeologjike nënujore në liqenet dhe detet që lagin brigjet shqiptare në kuadër të projektit kombëtar “Harta Arkeologjike Nënujore e Bregdetit Shqiptar”, të miratuar nga Instituti i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë në Ministrinë e Kulturës.
Në vitet 2005-2007 Anastasi dhe ekipi i tij nisi eksplorimet e tija të para nënujore në Liqenin e Ohrit, pjesën shqiptare. Nga studimet paraprake topografike dhe gjeoarkeologjike u vendos që kërkimet të zhvilloheshin dhe të privilegjonin zonat në sekuencën Pogradec – Hudënisht – Buqezë – Lin – kufiri me FYROM. Ajo çka ai zbuloi në këtë rajon ishte e jashtëzakonshme. “U zbuluan pesë zona me potencial shumë të lartë arkeologjik, të cilat u klasifikuan me emërtimet Lin 1, 2 dhe 3 si dhe Hudënisht 1 dhe 2” - thote Anastasi.
Ekipi i drejtuar prej tij, i klasifikoi këto zbulime si trashëgimi kulturore prehistorike të një rëndësie të veçantë, jo vetëm për vendin tonë, por të një niveli Ballkanik dhe më gjërë.
Vendbanimet palafite prehistorike të Neolitit i përkasin sitet arkeologjike Lin 1 dhe 3, ato të Bronzit të mesëm dhe fillimit të periudhës së Hekurit i përkasin sitet arkeologjike Hudënisht 1 dhe 2, ndërsa siti Lin 2 klasifikohet i periudhës moderne, por që ka një rëndësi të veçantë, pasi është dëshmia e vetme deri më tani, e një skele me këmbë druri të përforcuara me një bazament të madh gurësh. Ajo ka shërbyer për qëndrimin e anijeve të vogla dhe barkave karakteristike të drurit dhe mundet ti ketë fillesat e saj ndoshta edhe tre shekuj më pare.
Një qëllim i rëndësishëm i punës shkencore ishte identifikimi i koordinatave të zonës së trashëgimisë me qëllim mbrojtjen paraprake, si nga planet zhvillimore urbanistike të pushtetit lokal, ashtu edhe nga dëmtimet apo grabitjet klandestine të këtyre sitve arkeologjike. Për të gjitha këto është vënë në dijeni Instituti i Monumenteve në Tiranë, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, Drejtoria Rajonale e Korçës në varësi nga Ministrisë së Kulturës, si dhe Drejtoria e Policisë Kufitare e Pogradecit.
Anastasi shton se vëmendje të veçantë i është kushtuar aplikimit të standarteve UNESCO për këto site, të cilat janë përcaktuar në Konventën UNESCO të Parisit, Nëntor 2001 dhe që orjentojnë dhe privilegjojnë studimet dhe diagnostikimet të cilat nuk dëmtojnë apo shqetësojnë sitin arkeologjik nënujor. Ekipi ka realizuar planimetritë e këtyre siteve, ka kryer dokumentime të veçanta grafike dhe video-fotografike si dhe ka mare disa kampione enësh për studim, të cilat ndodhen në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.
E gjithë kjo punë dhe rëndësia e saj, është prezantuar në konferencën kombëtare “Ditët e Albanologjisë dhjetor 2015” në Muzeun Hitorik Kombëtar në Tiranë si dhe në prezantimet e institutit të arkeologjisë në analizat e punës së fund vitit 2015-16. Këto zbulime janë integruar edhe me rezultatet e kërkimeve tona ne Liqenet e Prespës së Madhe dhe asaj të Vogël, për të krijuar një opinion më të zgjeruar shkencor mbi marrëdhëniet që kanë pasur me njëri-tjetrin keto vendbanime, përfshirë edhe ato të Maliqit, Dunavecit dhe Sovjanit të Korçës.
Për të çuar përpara këto studime, ide dhe bashkëpunime del e nevojshme edhe mbështetja financiare nga ana e ministrive përkatëse, pushtetit vendor pse jo dhe nga organizmat e interesuar që kjo trashëgimi të eksploroihet dhe të bëhet e njohur për publikun e rajonit dhe më gjerë.
Anastasi thotë se zona ka një potencial shumë të madh turistik për ta kthyer rajonin rreth liqenit të Ohrit, në pjesën shqiptare, veçanërisht zonën Lin 3 si një zonë ideale ku mund të zhvillohen eksporime nënujore dhe hapja e një Muzeu Kombëtar. Po kështu mund të hapet dhe një qendër zhytjeje, që t’i kushtohet njerëzve që duan të eksplorojnë trashëgiminë kulturore nënujore.

No comments:

Post a Comment