Monday, April 17, 2017

Interview with Ylber Mirta, Ministry of Environment, FYR of Macedonia



Interview with Ylber Mirta, Head of Water Department, Ministry of Environment and Physical Planning, and Focal Point for National Natural Heritage in the FYR of Macedonia

How is FYR of Macedonia protecting the natural and cultural heritage of Lake Ohrid?
The FYR of Macedonia is making continuing efforts to protect the natural and cultural heritage of Lake Ohrid region. In this framework, some important laws and regulations have been approved at the national level, defining the ways, conditions and tools to protect this natural and cultural heritage. These include laws no. 20/04 and 71/04 for cultural protection of the heritage, and 75/2010 for management of the natural and cultural heritage of Lake Ohrid. Other laws include: on nature protection; on environment protection; on waters management; on ratification of the Convention on Environmental Impact Assessment in a Transboundary Context (informally called the Espoo Convention); on ratification of the Aarhus Convention, and on ratification of the Helsinki Convention for transboundary waters. Based also on the national legislation, the Directorate for Protection of Cultural Heritage at the Ministry of Culture has finalised procedures for a project-plan management of the cultural and natural heritage of Lake Ohrid. The last version of this plan for 2015–2026 was prepared in 2015.
Lately the Ministry of Culture, in cooperation with the Ministry of Environment and Physical Planning of the Republic of Macedonia, have started a process to establish a commission for management of the cultural and natural heritage of Lake Ohrid region.

What are the main threats to the Lake Ohrid region?
Implementation of the laws I mentioned earlier and enforcement of continuing inspections by the State Inspectorate of Environment and other inspectorates are minimising the threats posed to our Lake Ohrid. Some of the problems or challenges that impact the natural and cultural heritage of Lake Ohrid in both countries include sewage (wastewater) treatment, waste management, uncontrolled urbanisation, destruction of natural values, lack of awareness of values and importance of the region. To overcome these challenges we are implementing some regional projects, including the following:
·         Enabling Transboundary Cooperation and Integrated Water Resources Management in the Extended Drin River Basin; UNDP/GEF·  Protection and sustainable use of biodiversity in Ohrid, Prespa and Skadar Lakes GIZ; Climate Change Adaptation Programme in the Western Balkans GIZ

What are the challenges for the joint management of transboundary Lake Ohrid ? 

The project Towards strengthened governance of the shared transboundary natural and cultural heritage of the Lake Ohrid region, which is being implemented in the framework of an upstream process initiative, is a good opportunity to identify and protect the natural and cultural assets of the lake and improve transboundary cooperation and management. The Ministry of Culture, Ministry of Environment and Physical Planning, and also the Office for Protection of Natural and Cultural Heritage, have been actively involved since the start of this project, in all the meetings and joint activities, in order to give maximal support for its implementation.
We conclude that joint management and the creation of an integrated system to manage the natural and cultural values of Lake Ohrid, as one of the most important ecosystems in the world, is a common objective with our neighbouring country the Republic of Albania.
We strongly support the contribution and assistance of UNESCO and advisory bodies of the International Centre for the Study of the Preservation and Restoration of Cultural Property (ICCROM), International Council on Monuments and Sites (ICOMOS) and International Union for Conservation of Nature (IUCN), which with their maximal engagement and dedication have helped us to better identify and face the challenges that impact negatively on our shared transboundary lake region. 
* This interview is taken in January, and published at Newsletter 4 "Protecting Lake Ohrid"


Shqip

Interviste/ Ylber Mirta, Kreu i Departamentit të Ujërave në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Fizik dhe pikë kontakti për Maqedoninë në UNESCO
Si po e mbron Qeveria Maqedonase pasurinë natyrore dhe kulturore të Liqenit të Ohrit?
Ish republika Jugosllave e Maqedonisë po bën përpjekje serioze për të mbrojtur trashëgiminë natyrore dhe kulturore të rajonit të Liqenit të Ohrit. Në këtë drejtim, janë miratuar disa ligje dhe rregulla në nivel kombëtar, të cilat rregullojnë mënyrat, kushtet dhe mundësitë për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit, ndër të cilët vlejnë të përmenden: Ligji për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore “Fletore zyrtare e RM” Nr. 20/04, 71/04; Ligji për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit Nr. 75/2010. Gjithashtu vlejnë të përmenden edhe Ligji për mbrojtjen e natyrës, Ligji për mbrojtjen e mjedisit, Ligji i ujërave, Ligji për ratifikimin e ESPO Konventës, Ligji për ratifikimin e  onventës së Aarhus si dhe Ligji për ratifikimin e Konventës së Helsinkit për ujëra ndërkufitare. Në pajtim me legjislacionin kombëtar, Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore pranë Ministrisë së kulturës ka bërë finalizimin e procedurave për sjelljen e projekt-Planit për menaxhim me trashëgiminë kulturore e natyrore të rajonit të Ohrit. Versioni i fundit i projekt-Planit për menaxhim me trashëgiminë kulturore e natyrore të rajonit të Ohrit (2015 - 2026), është pregatitur në vitin 2015, kurse tani në procedurë është procesi i realizimit të “Vlerësimit Strategjik të ndikimit të planit në mjedis”. Në bazë të Ligjit për menaxhim për trashëgiminë kulturore e natyrore të rajonit të Ohrit, Ministria e Kulturës në  bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka filluar procesin e formimit të Komisionit për menaxhimin e trashëgimisë kulturore e natyrore të rajonit të Ohrit, si strukturë drejtuese për kontrolle të presioneve zhvillimore, komision ky që duhet të formohet nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. 
Cilat janë kërcënimet kryesore për rajonin e Liqenit të Ohrit?
 Zbatimi i denjë i ligjeve të lartëpërmendura si dhe rritja dhe kontrollimi i vazhdueshëm nga ana e Inspektoratit shtetëror të mjedisit si dhe Inspektorateve të tjera kompetente, bën që sadopak të zvogëlohen këto kërcënime. Gjithashtu vlen të përmendet edhe respektimi i marrëveshjes ekzistuese dypalëshe të vitit 2005, të firmosur në kuadër të Projektit për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e qëndrueshëm të Liqenit të Ohrit. Sfidat që ndikojnë negativisht në trashëgiminë kulturore dhe natyrore të rajonit nga të dy anët e Liqenit të Ohrit janë të ngjashme: çështja e trajtimit të ujërave të zeza, keqmenaxhimi i mbeturinave, urbanizimi i pakontrolluar, shkatërrimi i vlerave natyrore, mosnjohja e vlerave të këtij rajoni, etj. Në drejtim të tejkalimit të këtyre problemeve dhe sfidave me të cilët përballet rajoni i Liqenit të Ohrit, në realizim e sipër janë edhe këto projekte rajonale: Projekti UNDP/GEF : “Mundësimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe menaxhimi i integruar me resurset ujore në basenin e lumit Drin”; Projekti GIZ “Mbrojtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i biodiversitetit në Liqenet Ohër, Prespë e Shkodër si dhe Projekti GIZ “Programi i adoptimit në ndryshimet klimaterike në Ballkanin Perëndimor”. 
Cilat janë sfidat e menaxhimit të përbashkët ndërkufitar të liqenit të Ohrit?
Projekti: “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit” që realizohet në kuadër të iniciativës “Upstream process” është një rast i mirë i identifikimit dhe ruajtjes së aseteve kryesore natyrore dhe kulturore të liqenit, si dhe përmirësimit të bashkëpunimit e menaxhimit ndërkufitar. Ministria e Kulturës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Zyra e Mbrojtjes së Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre kanë qenë të përfshirë në mënyrë aktive, që në fillim të këtij projekti, në të gjitha aktivitetet, duke dhënë mbështetjen maksimale për realizimin dhe zbatimin e projektit që do zbatohet në të ardhmen. Mund të konstatojmë se menaxhimi i përbashkët dhe krijimi e një sistemi të integruar për menaxhimin e trashëgimisë së vlerave kulturore dhe natyrore të rajonit të liqenit të Ohrit, si një nga ekosistemet më të mira në botë, është një objektiv i përbashkët me fqinjin tonë, Republikën e Shqipërisë.  Si përfundim, përshëndesim kontributin apo përkrahjen e UNESCO-s dhe organeve këshilluese të Komisionit të Trashëgimisë Botërore ICCROM, ICOMOS dhe IUCN, të cilat me anë të angazhimit të tyre maksimal na mundësojnë si të identifikojmë më mirë dhe të adresojmë dhe të përballemi me sfidat që ndikojnë negativisht në trashëgiminë kulturore dhe natyrore të rajonit.

No comments:

Post a Comment