Monday, August 7, 2017

Mundësitë dhe sfidat e Muzeut të Pogradecit/ The opportunities and challenges of Museum of Pogradec

Muzeu i Pogradecit ndodhet në qendër të qytetit dhe përbëhet nga 3 pavione kryesore të dedikuara arkeologjisë, Etnografisë dhe Historisë. Artefaktet dhe dokumentat historik janë vendosur në mënyre kronologjike dhe tipologjike që vizitorët të kenë mundësinë të ndjekin evolucionin e objekteve në ekspozitë; mjetet e punës, qeramikat, mjetet e luftës, bizhuteritë, monedhat dhe veshjet. Nxënësit janë vizitorët më të rregullt, për shkak se e kanë në literaturë që duhet të njohin historinë e qytetit dhe trashëgiminë kulturore. Muzeu shërben edhe si vend për organizimin e aktiviteteve dhe konferencave me natyrë të trashëgimisë historike dhe natyrore. Muzeu i Pogradecit është një godinë dy-katëshe, por sërish është e vogël për të shfaqur objektet e ruajtura brenda. Pothuajse ¾ e hapësirës është e përdorur për ekspozimin e artefakteve, ndërsa pjesa tjetër përdoret për të ruajtur, restauruar dhe mbrojtur objektet e ekspozuara, si dhe për zyrat e administratës së muzeut.

Ne takuam Froseda Angjellari Tola, drejtoreshën e Muzeut, grua shumë punëtore dhe entuziaste, për të mësuar më shumë për mundësitë dhe sfidat që përballet Muzeu i Pogradecit.

Çfarë rëndësie kanë objektet në muzeun e Pogradecit?
Muzeu Historik i Pogradecit ka një koleksion të pasur me artefakte. Këto objekte përfaqësojnë historinë e rajonit, që nga parahistoria deri në ditët e sotme. Për ne këto kanë një vlerë të jashtëzakonshme, sepse janë pjesë e kujtesës tonë historike. Vlera e këtyre objekteve është shumë e rëndësishme, sepse rajoni i Pogradecit ka patur një histori ndryshe nga vendet e tjera të Shqipërisë. Për këtë arsye shumica e objekteve janë nga një kontekst i veçantë historik lokal dhe janë unik në krahasim me ato të pjesëve të tjera të territorit shqiptar.


Çfarë periudhe i përkasin këto objekte? 
Koleksioni përbëhet nga një sërë objektesh që i përkasin periudhave të ndryshme të historisë. Disa artefakte arkeologjike datojnë nga neoliti, rreth 8000 vjet më parë, ndërsa të tjerë i përkasin mesjetës së vonë. Objektet etnografike datojnë nga fundi i mesjetës deri në fillim të shekullit XX, ndërsa dokumentet dhe fotografitë i përkasin periudhës nga shek. XVII deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Cilat aspekte dhe objekte i përkasin rajonit të Liqenit të Ohrit? Në fakt, vendbanimet më të vjetra në zonën e Pogradecit gjenden përgjatë brigjeve të liqenit. Që nga kohët e lashta, kur kjo zonë filloi të popullohej nga njerëzit, nuk është braktisur asnjëherë, prandaj janë gjetur shumë gjurmë të vendbanimve në këto zona. Për shembull, objektet që janë zbuluar në Lin i përkasin Epokës së Bronzit, Epokës së Hekurit dhe antikitetit të vonë. Ndërkohë në zonën Memelisht kemi gjetje nga periudha romake. Në Pogradec, kemi objekte nga fillimi i Neolitit, deri në Mesjetë. Starova i përket periudhës ilire. Gështenjasi ka një histori të përfaqësuar nga një kompleks i objekteve personale që i përkasin një aristokrati ilirë që ka jetuar gjatë periudhës romake. Tushemishti ka artefakte nga qytetërimi ilirë dhe antikiteti i vonë. Ne duam të ruajmë këtë trashëgimi unike, dhe ta kalojmë atë brezave të ardhshëm, pasi rajoni ynë është shumë i pasur në histori dhe në kulturë.

Znj. Froseda, çfarë investimesh duhen bërë në këtë muze? 

Ne përdorim 70% të hapësirës për të shfaqur artefaktet, por nuk kemi hapësirë për të treguar të gjitha objektet që kemi. Kemi nevojë për një ndërtesë të re, në mënyrë që të kemi më shumë hapësirë për të shfaqur të gjitha objektet dhe dokumentet, për të paraqitur më mirë historinë dhe trashëgiminë e Pogradecit dhe rrethinat e saj. Ne do të donim që muzeu të informojë vizitorët për të gjitha periudhat dhe të paraqesë më shumë objekte dhe informacione për publikun.

Në tetor 2016, keni marrë pjesë në kursin e ICCROM (PCA16) të realizuar si pjesë e projektit të financuar nga BE-ja në rajonin e liqenit të Ohrit. A ju ka bërë kursi ta bëni punën tuaj ndryshe? Si e konsideroni tani rolin e muzeut në komunitet apo komunitetin lokal si pjesë të vlerave të koleksionit të muzeut? PCA16 më ka ndihmuar të konsideroj komunitetet lokale jo vetëm si një "koncept social" që ka ekzistuar në të kaluarën dhe ka krijuar historinë dhe traditat tona, por gjithashtu si një pjesë jetike të së tashmes dhe të ardhmes sonë. Më ka ndihmuar të kuptoj se në fakt, komuniteti lokal është aktori kryesor jo vetëm në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore, por edhe në krijimin ose ndryshimin e traditave tona në të tashmen dhe trashëgiminë e tyre në të ardhmen. Pas PCA16, unë si pjesë e Muzeut të Pogradecit dhe e komunitetit lokal, unë tani jam më e vetëdijshme se si një komunitet lokal mund të shtojë ose t'i heq vlerat që komunitetet e kaluara lokale kanë krijuar.


The opportunities and challenges of Museum of Pogradec

The Museum of Pogradec is located in the centre of the city and consists of three main pavilions dedicated to Archaeology, Ethnography and History. The artefacts and historical documents are laid out chronologically and typologically so the visitor has the possibility to follow the evolution of the objects on display: the working tools, ceramics, armour, jewellery, coins and clothing. 
Students are regular visitors, since their studies include learning about the city’s history and cultural heritage. The museum also serves as a place for a range of activities and conferences, of an historical or heritage nature.
The museum of Pogradec is a two-storey building, but it is still too small to display all of the objects stored inside. Nearly three-quarters of the space is used to display the artefacts, with the remainder used to store, restore and protect the items prior to display, and to accommodate the administration offices.

We met Froseda Angjellari Tola, the young, hard-working and enthusiastic Director of the Museum, to learn more about the opportunities and challenges that the Museum of Pogradec faces.


What is the importance of the objects that this museum has?The History Museum of Pogradec has a rich collection of artefacts. These objects represent the history of the region, from prehistory up until the present. For us they have an extraordinary value, because they are part of our historical memory. The value of the objects is very important, because the Pogradec region has had a history that is different from anywhere else in Albania, unique even. For this reason most of the objects are from a special local historical context, and are unique in comparison to those of other parts of Albanian territory.

To which period does the oldest object belong?
The collection is comprised of a range of objects that belong to different periods of history. Some archaeological artefacts date back to the Neolithic, some 8,000 years ago, while others belong to the late Middle Ages. The ethnographic objects date from the late Middle Ages until the beginning of the XXth century, while the documents and photographs belong to the period from the XVIIth century up until the end of second World War.

Which aspects and objects belong to the Lake Ohrid region?
In fact, the oldest settlements in the Pogradec area are found along the lake shores. Since ancient times, when this area began to be populated by people, it has never been abandoned, which is why you can find plenty of traces from the people who lived here. For example, the objects found in the Lin area belong to the Bronze Age, Iron Age and late antiquity. Meanwhile in the Memelisht area we have findings from the Roman period. In Pogradec, we have objects from the early Neolithic, up until the Middle Ages. Starova belongs to Illyrian period. Geshtenjasi has a history represented by a complex of personal objects belonging to an Illyrian aristocrat who lived during the Roman period. Meanwhile, Tushemisht has artefacts from the Illyrian civilization and late antiquity. We want to preserve this unique heritage, and pass it on to future generations, since our region is very rich in history and culture.

Ms Froseda what investment is needed for this museum?
We use 70% of the building space to display artefacts, but we do not have space to show all of the objects that we have. We need a new building, perhaps, in order to have more space to display all of the artefacts and documents, to better present the history and heritage of Pogradec and its environs. We would want the museum to inform visitors about all periods, and present more artefacts and information to the public.

In October 2016, you participated in the ICCROM course Promoting people-centred approaches to the natural and cultural heritage (PCA16) carried out as part of the EU-funded Lake Ohrid region project. Has the course made you want to approach your work differently? How do you now consider the role of the museum in the community or the local community as part of the values of the museum collection?

PCA16 has helped me to consider the local communities not only as a "social concept" that has existed in the past and has created our history and traditions but also as a vital part of our present and future. It has helped me to understand that in fact, the local community is the main actor not only in the conservation of our cultural heritage but also in the creation or alteration of our traditions in the present and their inheritance in the future. After PCA16, as part of the Museum of Pogradec and part of the local community myself, I now am more aware that as a present local community we can either add either take away to the values that the past local communities have created.

ps. This article was published at Project's Newsletter "Protecting Lake Ohrid" 5th edition

No comments:

Post a Comment