Showing posts with label Mirela Kumbaro. Show all posts
Showing posts with label Mirela Kumbaro. Show all posts

Monday, April 10, 2017

Albanian Ministry of Culture is committed to success of Lake Ohrid Project


"The Ministry of Culture is the lead state institution responsible for the protection, conservation, improvement and promotion of cultural heritage in Albania. In line with its institutional competences the ministry had taken several important initiatives, programmes and projects to protect and promote cultural heritage, develop and support public–private partnerships and strengthen and intensify regional and international cooperation.

The ministry’s new vision, approach and policy towards cultural heritage is reflected in the decision-making processes related to the country’s cultural heritage. From 2014–2016, new protected areas of cultural monuments were adopted, new historic centres were approved by Decisions of the Council of Ministers and several major rehabilitation projects implemented or are still in process. The new vision and approach of the ministry towards cultural heritage in this period have been put into practice in the important project Towards strengthened governance of the shared transboundary natural and cultural heritage of the Lake Ohrid region.

Since the beginning of the project the ministry, the Institute of Cultural Monuments and the Korca Regional Directorate of National Culture have participated in all project activities and actively contributed in the preparation of the required documentation in line with the recommendations of ICCROM, ICOMOS and IUCN. The National Restoration Council has acted promptly by approving the proposed boundaries of the potential World Heritage property and the protected area of the early Christian church on the Lin Peninsula. In June 2015, by proposal of the Ministry of Culture, the historical center of Pogradec was approved by Decision of the Council of Ministers. Currently, our experts are working on finalization of a draft management plan, while at the same time a group of specialists—mainly architects and restorers—are involved in preparation of guidelines for the maintenance and rehabilitation of the traditional build heritage on the Albanian part of the Lake Ohrid region. Preparation of the nomination dossier for World Heritage Inscription of the Albanian part of the region is the final objective to be achieved within this project.

This project has contributed not only in improving transboundary cooperation with our Macedonian partners, but also in sharing knowledge, experiences, challenges and difficulties jointly faced in protecting and safeguarding the cultural and natural values of the Lake Ohrid region.

World Heritage status, as the final objective of this project, does not mean only prestige and advantage: World Heritage sites belong to us all, irrespective of the territory on which they are located, which means also responsibilities, challenges, difficulties and issues to be dealt with.

Aware of the importance of this status and taking into account the distinctive natural and cultural values that makes this region unique, the finalization of this project will open a new long-term process jointly managed by the institutions responsible and communities living there."



Yours Sincerely, 
Mirela Kumbaro Furxhi, Minister of Culture, Albania
 

**
Parathënie nga Ministrja e Kulturës për Projektin e Liqenit të Ohrit
 
Ministria e Kulturës është institucioni drejtues i Qeverisë, përgjegjës për mbrojtjen, ruajtjen, përmirësimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Në përputhje me kompetencat e saj institucionale, Ministria ka ndërmarrë një sërë iniciativash të rëndësishme, programe dhe projekte për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore, për të zhvilluar dhe mbështetur partneritetet publike-private dhe për të forcuar e intensifikuar bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar.

Vizioni i ri i Ministrisë, qasja dhe politika ndaj trashëgimisë kulturore reflektohet në proceset vendimarrëse që lidhen me trashëgiminë kulturore të vendit. Duke nisur nga periudha 2014-2016, zonat e mbrojtura të monumenteve të kulturës janë zgjeruar, qendrat e reja historike janë aprovuar nga vendimet e Këshillit të Minisrave dhe një sërë projektesh të mëdha rehabilitimi të zbatuara në mënyrë të suksesshme ose që janë ende në proces. Vizioni i ri dhe qasja e Ministrisë ndaj trashëgimisë kulturore në këtë periudhë është zbatuar në praktikë në projektin e rëndësishëm “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”.

Që nga fillimi i projektit, Ministria, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoria Rajonale e Korçës për kulturën kanë marrë pjesë në të gjitha projektet dhe kanë kontribuar në mënyrë aktive për përgatitjen e dokumentacionit të kërkuar në përputhje me rekomandimet e ICCROM, ICOMOS dhe IUCN. Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka vepruar menjëherë duke miratuar kufijtë e propozuar të pasurisë potenciale për Trashëgimi Botërore dhe zonën e mbrojtur të Kishës së hershme kristiane në Gadishullin e Linit.

Në qershor 2015 me propozim të Ministrisë së Kulturës, u miratua nga Këshilli i Ministrave dhe Qendra Historike e Pogradecit. Aktualisht, ekspertët tanë po punojnë për finalizimin e draftit të planit të menaxhimit, ndërkohë që i njëjti grup i specialistëve, kryesisht arkitektë dhe restauratorë janë përfshirë në përgatitjen e udhëzimeve për ruajtjen dhe rehabilitimin e trashëgimisë tradicionale të ndërtuar tashmë në pjesën shqiptare të rajonit të Liqenit të Ohrit. Përgatitja e Dosjes së Nominimit për regjistrimin si Pasuri Botërore të pjesës shqiptare të rajonit të Liqenit të Ohrit, është objektivi final që duhet të arrihet brenda këtij projekti. Ky projekt ka kontribuar jo vetëm në përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar me partnerët maqedonas, por gjithashtu në ndarjen e njohurive, eksperiencave, sfidave dhe vështirësive që përballohen më mirë së bashku me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kulturore dhe natyrore të Liqenit të Ohrit.

Statusi ‘Pasuri Botërore’, si objektiv final i projektit, nuk do të thotë vetëm prestigj dhe avantazh. Vendi i trashëgimisë botërore na përket të gjithëve, pavarësisht nga territori ku ndodhet, që do të thotë gjithashtu përgjegjshmëri, sfida, vështirësi dhe çështje më të cilat duhet të përballemi.

Të ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtij statusi, dhe duke marrë parasysh vlerat e dukshme kulturore dhe natyrore që e bëjnë këtë rajon unik, mendojmë se finalizimi i këtij procesi do të hapë një proces të ri afatgjatë të menaxhuar bashkërisht nga institucionet përgjegjëse dhe komunitetet që jetojnë në rajonin e Liqenit të Ohrit.

Sinqerisht
Mirela Kumbaro Furxhi
Ministre e Kulturës, Shqipëri